11.5 C
Tirana

“Duhet një i ri”, Rama: Më i ri dhe më i vjetër jam unë! Nuk ka nevojë për të tretat të vërtetat

Më datë:

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i është përgjigjur një komentuesi në rubrikën e tij online “Sy m’sy”, i cili ishte shprehur se duhen votuar kandidatët e rinj në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Rama u shpreh se “më i riu dhe më i vjetri” është ai, duke iu referuar kështu eksperiencës dhe energjisë në politikë.

Për të përforcuar mendimin e tij, kryesocialisti tha se forca politike që drejton ka në listat e çdo qarku ka kandidatë të rinj, të cilët jo vetëm kanë moshën e re, por janë të pajisur me eksperiencën e nevojshme siç shprehet ai.

Për të ironizuar partitë e reja, Rama u shpreh se vendi nuk ka nevojë për “të tretat të vërtetat”, sepse sipas tij janë shembuj që duan të bëhen “grabitqarë”

“Kandidati më i ri  dhe më i vjetër këtu jam unë, që ta dish. Në kuptimin e energjisë dhe eksperiencës. Partia më e re dhe më e vjetër është Partia Socialiste dhe në listat e Partisë Socialiste në çdo qark gjen më të rinjtë, gjen edhe ata më me eksperiencë.

Kjo teoria duhet një kandidat i ri pa parti mbrapa, pa ekspertizë, pa asgjë vetëm bla-bla-bla. Imitacione të një partie që ishte ndjesë pastë deri dje e treta e vërteta dhe që u bë barra dhe halli i madh i politikës shqiptare, nuk ka nevojë Shqipëria.

Duhet ta besoni këtë gjë. Nuk ka nevojë fare Shqipëria, për këto të tretat të vërtetat, që në fakt janë vetëm shëmbëlltyra që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj të bëhen grabitqarë”, tha Rama

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota...