Berisha: Thirrje nxënësve dhe studentëve të dalin në protestë

Më datë:

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se kjo forcë politike do të zhvillojë një protestë paqësore në 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.

“Falenderoj BE-në që me deklaratën e djeshme u dëshmoi shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri. Kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet e tyre gjeostrategjike.

Thirrja dhe kërkesa që liritë dhe të drejtat e qytetarëve të respektohen ishte përgjigjja më e shkëlqyer që morën Rama dhe tellallët e tij të cilët me reagimin e tyre të tmerruar nga protesta, të krijonin përshtypjen se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, por po mblidheshin diktatorët e gjithë botës. Kjo mori përgjigje përfundimtare”, tha Berisha.

“Garantoj dhe siguroj që PD vendosmërisht përcaktohet për një tubim i cili ka synim më madhor paraqitjen e të vërtetave të shqiptarëve në mënyrë dinjitoze, civile dhe ka padiskutim në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë të miqve që vijnë, respektin e hekurt dhe rigoroz të rregullave të mikpritjes shqiptare.

Thirrja ime për çdo shqiptar është të dalim atë ditë të protestojmë për të dëshmuar përkushtimin tonë jetik ndaj vlerave europiane, vlera të cilat në këto 8 vite kanë bjerrur, janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i narkoshtetit.

Ftoj nxënësit e shkollave dhe studentët që këtë vit t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre europiane në 6 dhjetor ora 12:00”, deklaroi kreu i PD-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...