Berisha takim me ambasadorin hungarez, diskutojnë mbi zhvillimet politike në vend

Më datë:

Kryetari i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha priti sot në një takim ambasadorin e Hungarisë, Lorant Balla, me të cilin diskutoi mbi aktualitetin e zhvillimeve politike në vend.

“E informova ambasadorin Balla mbi farsën e procesit gjyqësor të pashembullt në historinë e Shqipërisë, me të cilin Edi Rama kërkon t’u imponojë qytetarëve në mënyrën më antidemokratike se nga kush duhet të përfaqësohen si opozitë. Një proces ky unik në histori gjithashtu për shkak të presionit të papranueshëm të ushtruar mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri nga kanale ekstra-politike dhe diplomatike, tërësisht në shkelje të parimeve më themelore të shtetit të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, theksoi Berisha.

Berisha u shpreh se, “pavarësisht këtij konteksti, i cili është në vijim të një serie aksionesh që kanë si qëllim asgjësimin e pluralizmit politik në vend, ashtu siç u dëshmua nga skandali McGonigal, e sigurova Ambasadorin mbi pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin zgjedhor të 14 majit, duke i garantuar se PD mbetet e angazhuar ndaj parimeve më të mira të garave elektorale, në respekt të votës së lirë dhe demokracisë qytetare”.

Kryetari i grupit të Rithemelimit në PD, Berisha tha se, “gjeta rastin ta falënderoj gjithashtu në emër të Partisë Demokratike, për të gjithë miqësinë e vyer historike që karakterizon marrëdhënien shqiptaro-hungareze, por dhe për rolin e veçantë të mikut dhe Kryeministrit Orban, në intensifikimin dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...