Berisha sulmon Ramën për Aeroportin e Vlorës: Duan të marrin 130 mln euro

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban konferencë për mediat sot në 24 gusht.

Berisha e nisi konferencën me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se kreu i qeverisë dhe vartësit e tij duan të vjedhin 130 milionë euro në Aeroportin e Vlorës.

“Aeroporti i Vlorës nuk duhej të ndërtohej kurrë aty,  se aeroporti i Vlorës shkatërron përfundimisht habitatin e zogjve, e flamingove dhe zogjve të tjerë të asaj zone. Prandaj edhe ne e spostuam, do e ndërtonim tek kthesa e Levanit.

I njëjti grup që na tha ne se nuk mund të ndërtohet aty për shkak të flamingove dhe zonës, i njëjti grup i tha edhe Edi Ramës në vitin 2017. Jo, i thanë, nuk ndërtohet këtu. Këta e ndërtuan. Ku mund të pengoheshin ata para 130 milionë vjedhje së bashku.

Prandaj dhe ajo e merr çdo javë dhe i thotë 60 përqind je ti në dosjet e mia. Absolutisht. Dhe ky sillet si Konstandini me Dhoqinën, keni parë, nuk keni parë, shkon një i vdekur me të gjallë. E thotë populli. Nuk e lëshon Dhoqina këtë.

Harrojeni. Jo, nuk e lëshon. Të dy do shkojnë bashkë aty ku e meritojnë”, tha Berisha.

Më tej, foli edhe për platformën Pasqyrë Albania”, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Berisha deklaroi se kjo platformë është mashtrimi i radhës i kreut të qeverisë.

“Pasqyra është që tani e verbër, është një mur për të mashtruar qytetarët. Edi Rama, i damkosur botërisht dhe kombëtarisht, besoj e keni marrë vesh, temperaturat e urrejtjes kombëtare ndaj Edi Ramës janë më të larta se temperaturat e mjedisit.

Urrejtja kombëtare ndaj tij, nuk ka termometër që e mat. Por e tillë po bëhet urrejtja ndërkombëtare ndaj tij. Dhe ky njëherë nxjerr Besën, herë tjetër nxjerr Ndorjen, herë tjetër nxjerr Kanunin, tani nxori Pasqyrën. Kush i beson atij? Cili korrupsion, më thoni ju mua, cilin akt korruptiv parandaloi Diella?

Zero. As nuk ekziston edhe një çip në përbërjen e saj që mund t’i japë një mundësi të tillë. Zero. Ka zero urtësi artificiale Diella. Pra, Pasqyra e Edi Ramës është mashtrimi i fundit i tij sepse siç e shihni është i rrënuar, besoj se e keni pare”, u shpreh kryedemokrati.

Foli edhe për ripërtëritjen e Partisë Demokratike, duke theksuar se partia do të kthehet tek anëtarët e mbështetësit.

“Platforma, apo do t’i referohemi Ripërtëritja, është një proces i gjithanshëm i kësaj partie. Në rastin konkret, komunikimi, roli, hapësirat për anëtarin dhe mbështetësin e PD, do të jenë objektivat më të afërta të saj.

Pra, janë bërë studime të rëndësishme, janë nxjerrë konkluzione dhe mbi bazën e tyre do të ndodhë ajo që ne e kemi quajtur Ripërtëritje! Por në rastin konkretin partia rikthehet tek anëtarët, mbështetësit, roli, funksionet, idetë, veprimtaritë e tyre”, nënvizoi Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sulmi ndaj shefit të Krimeve, prokuroria kërkon arrestimin e pronarit dhe menaxherit të “Orange”

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” në mungesë për...

Aksioni antikanabis në Pukë, policia identifikon 30-vjeçarin e armatosur

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar nga fshati...

Mbytje në Kune të Lezhës, i riu nuk arrin të shpëtojë

Një shtetas dyshohet se ka humbur jetën në zonen...

Ministria e Mbrojtjes: 33 vatra zjarri të raportuara, 6 vijojnë aktive

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit...