Aksioni antikanabis në Pukë, policia identifikon 30-vjeçarin e armatosur

Më datë:

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar nga fshati Kodërbojë i Pukës, pasi dyshohet se ruante i armatosur një parcelë me bimë narkotike.

Gjatë kontrolleve të territorit për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë konstatuan një parcelë ku ishin kultivuar 120 bimë të dyshuara narkotike. Pranë parcelës, efektivët kanë konstatuar një person të armatosur, i cili është larguar me shpejtësi sapo ka parë forcat e policisë.

Pavarësisht urdhrit për të ndaluar, 30-vjeçari nuk i është bindur policisë dhe është larguar, duke përfituar dhe nga terreni i vështirë. Një prej efektivëve ka qëlluar në ajër për ta paralajmëruar që të ndalonte, por ai ka mundur të largohet.

Pas veprimeve hetimore, policia ka bërë të mundur identifikimin e tij si shtetasi me inicialet K. L..

30-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike dhe i ruante ato i armatosur me armë zjarri. Aktualisht vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Pukë / Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, pasi ishte i armatosur, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari.

Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kodërbojë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, më datë 22.08.2026, konstatuan një parcelë ku ishin kultivuar 120 bimë të dyshuara narkotike.

Gjithashtu, në afërsi të parcelës, konstatuan një shtetas të armatosur, i cili, pasi ka konstatuar praninë e punonjësve të Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Një prej punonjësve të Policisë qëlloi në ajër, me qëllim paralajmërimin e tij për të ndaluar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni i vështirë, ka mundur të largohet.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i tij, konkretisht shtetasi K. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë, i cili u shpall në kërkim.

Ky shtetas dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike të konstatuara në parcelë dhe i ruante ato i armatosur me armë zjarri. Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sulmi ndaj shefit të Krimeve, prokuroria kërkon arrestimin e pronarit dhe menaxherit të “Orange”

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” në mungesë për...

Berisha sulmon Ramën për Aeroportin e Vlorës: Duan të marrin 130 mln euro

https://www.youtube.com/live/PDYeUlJUeq4?si=0hku6o0vRrgxOsOT&t=890 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban konferencë...

Mbytje në Kune të Lezhës, i riu nuk arrin të shpëtojë

Një shtetas dyshohet se ka humbur jetën në zonen...

Ministria e Mbrojtjes: 33 vatra zjarri të raportuara, 6 vijojnë aktive

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit...