Berisha: Sot vendimmarrës në Shqipëri është krimi, duhet reagim

Më datë:

Kreu i grupit të Rithemelimit, Sali Berisha, akuzon qeverinë si të lidhur me krimin e kësisoj, sipas tij, vendimet në vend i merr krimi. Për Berishën, opozita dhe qytetarët duhet të reagojnë.

Në një tryezë të organizuar nga grupi i “Rithemelimit” ku u diskutua lidhja e pushtetit me krimin, Berisha tha se këtë gjendje të vendit e ka patur lajmëruar që prej vitit 2013.

“Në vitin 2013, me ndërrimin e pushtetit, ditën e inaugurimit të qeverisë, i jam drejtuar Edi Ramës me këto fjalë: Lidhjet tua me krimin janë universale dhe universalisht të njohur. Shqiptarët të amnistuan se të votuan. Por fati i kësaj shoqërie do varet nga lidhjet që do mbash me krimin. Do i presësh ato apo do i vazhdosh ato. Nëse i vazhdon ato, duke qenë kryeministër, kjo do jetë katastrofë për shqiptarët”, tha Berisha.

“Kur i thashë Edi Ramës se lidhjet e tua me krimin janë universale, i thashë atij një të vërtetë sepse ai, në të shumta raste, ishte i vetmi kryetar bashkie në botë, që në vend të mbrohej nga garda, merrte vrasës dhe trafikantë si mburojë. Madje për të zyrtarizuar çdo gjë, bëra edhe një vendim të Këshillit të Ministrave, ku kryetarin e Bashkisë së Tiranës e vendosa në një trajtim më të mirë se ministrat, se në atë kohë ministrat nuk kishin mbrojtje nga garda”, shton Berisha.

“Koha provoi se pas 10 vitesh, për shkak të përhapjes së tmerrshme, ortakërisë të ngushtë, shoqëria shqiptare ndodhet në prag të një vetëvrasje për shkak të krimit. Sot, vendimmarrësi absolut në distancë në këtë vend është krimi, krimi, krimi. Krimi sot, i lartësuar në pushtet në nivel kryeministri, është i aftë të kalojë në parlament çdo ligj. Është i aftë të marrë në qeveri çdo vendim, është i aftë të përcaktojë çdo tender, është i aftë të përcaktojë çdo emërim, është i aftë të nxjerrë çdo leje dhe licencë, është i aftë të eliminojë çdo kundërshtar”, nënvizoi Berisha.

Berisha tha se “shoqëria shqiptare duhet të reagojë, ndryshe është në suicid. Opozita shqiptare duhet të reagojë, ndryshe është në suicid. Është në një rreth fatal, ku vota shndërrohet në krim dhe krimi në vote”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...