Berisha: Rendi dhe siguria, në duart e krimit

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të mërkurë programin e selisë blu për sigurinë dhe rendin.

Ai u shpreh se nëse PD vjen në qeveri, ato do të jenë përparësia absolute më madhore.

Sipas tij, aktualisht në vend rendi dhe siguria janë në duart e krimit.

“Jemi në një situatë ku për fatin më të keq, rendi dhe siguria janë tërësisht në duart e krimit. Ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh. Ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës. Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë e bandave.

Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpunëtorin e organizatave kriminale më të fuqishme shqiptare, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri, në këto kulla që mbijnë dhe tani që do fillojnë të përhapen në qytete të tjera.

Në këto kulla, të cilat janë monumentet më të shëmtuara të drogës dhe krimit. E vërteta është se sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre.

Ky drejtor Matriksi, edhe dje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë absolutisht në duart e krimit.

Krimi urdhëron emërimin e drejtorëve, shkarkimin e tyre. Krimi emëron deputetët. Si Çyrbja ka shumë e shumë Çyrbe të tjera. Krimi urdhëron emërimin e ministrave.

Në të vërtetë, kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka pasur një regjim sipërmarrje e përbashkët mes pushtetit dhe krimit siç është kjo në Shqipëri”, tha Berisha.

Kryedemokrati premtoi se rrogat dhe trajtimet për policinë dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit do të jenë përparësi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...