Berisha: Po u shitet shqiptarëve si aferë që e kanë bërë disa punonjës

Më datë:

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi sot urdhër arrestet e nxjerra nga SPAK për inceneratorin e Fierit pak ditë më parë.

“SKAP i partisë po bën gjithçka për të mbyllur aferën e djegësave, për t’ua shitur shqiptarëve si aferë e disa punonjësve të kësaj sipërmarrje gjigande krimi ekonomik të Ramës, Agaçit, Ahmetit, Veliajt dhe Lefter Kokës. Gjithçka, çdo hap që bëhet, bëhet me qëllimin e vetëm për të mbrojtur Ramën nga krimi që ka kryer. Inceneratorët janë sipërmarrje direkte e Ramës, Agaçit, Ahmetit, Veliajt dhe Lefter Kokës.

Janë sepse Edi Rama për të mbushur thasët me euro, për të përvetësuar së bashku me grupin e tij mafioz të përbërë nga personat që numërova, pranoi të firmosë në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me qëndrimin e autoritetit kombëtar të prokurimeve publike, i cili i thotë me shkresë që procedura “negociatë e mbyllur” nuk ekziston në ligjin shqiptar, ekziston vetëm në kodet e mafies”, tha Berisha.

Sipas tij “Pavarësisht nga kjo shkresë pangopshmëria për vjedhje e shtyn kryeministrin e vendit të firmosë fap fap fap. SKAP i partisë përpiqet të mbulojë këtë krim të shëmtuar të Ramës, Ahmetit, Agaçit, Veliajt, përpiqet ta mbulojë, por nuk e mbulon dot se përveç firmës anti-ligjore që Rama vendosi për ndërmarrjet e tij, ai vendosi së bashku me Agaçin dhe Ahmetin të fusë duart e tij të zeza në fondin rezervë të KM dhe të transferojë para në ministrinë e Mjedisit për inceneratorin.

Rama është përgjegjësi kryesor sepse ka pranuar të firmosë një kontratë për veten e tij që nuk ekziston”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...