Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë ditës së sotme, 17 nëntor 2025, u paraqit në SPAK, në lidhje me masën “detyrim paraqitje” për çështjen “Partizani”.
Teksa po jepte prononcim për mediat përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Berisha u pyet nga gazetarët, në lidhje me 21 janarin.
Berisha në një moment e pranoi se është thirrur nga prokurorët e SPAK-ut, që të paraqitet ditën e premte. Ndërsa, nuk ka zbuluar orën se kur është thirrur.
“Sa i takon çështjes së 21 janarit, Berisha fillimisht shpjegoi sesi ka funksionuar procedura për thirrjen për këtë ngjarje. Berisha sqaroi se nuk i ka shkuar një fletë-thirrje në banesën e tij. Ai mohoi që Grupi i PD-së të ketë tërhequr një fletë-thirrje. I pyetur nëse është dhënë fletë-thirrje ditën e premte, nga prokurorët e SPAK gjatë ditës së sotme, Berisha la të nënkuptohet se është thirrur ditën e premte. Ai thirrur të premten, ndërsa për orën, ai tha se do ta mësojmë se kur është thirrur”.
Kujtojmë se kreu demokrat Sali Berisha, është thirrur nga SPAK për 21 janarin, por se ka refuzuar t’i përgjigjet thirrjes.
Ai ka mohuar që të ketë një njoftim nga ana e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion për të, në lidhje me këtë çështje.


