Berisha: Parlamenti duhet t’i rikthehet agjendës së qytetarëve

Më datë:

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në Kuvend se Parlamenti nuk duhet të trajtojë asnjë çështje tjetër, përveç kërkesave të qytetarëve të shprehura në protestën e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha akuzoi drejtuesit e Kuvendit për censurim të pjesëve të fjalimeve të tij në procesverbal.

“Në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime. Por ato i kanë dëgjuar qytetarët”, u shpreh ai.

Berisha e cilësoi protestën e zhvilluar nga opozita si “më madhështoren në historinë e vendit” dhe tha se kërkesat e qytetarëve përbëjnë një axhendë që, sipas tij, ka marrë mbështetje edhe nga Parlamenti Evropian.

Sipas kreut të PD-së, Kuvendi duhet të tërheqë rendin e ditës dhe t’i rikthehet diskutimit të çështjeve që lidhen me kërkesat e protestuesve.

Ai shtoi se ky është detyrimi i Parlamentit për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve dhe situatës politike në vend.

“Gjithçka lexuat ju aty, nga e para tek e fundit, është një sfidë, është një karshillëk, është përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve të cilët kanë një axhendë ndër më të drejtën që ka pasur ndonjëherë, axhendë që u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Evropian dje. Ky Parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç agjendës së qytetarëve. Ndaj dhe tërhiq rendin e ditës, t’i rikthehemi axhendës”, deklaroi Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hetime në Devoll: SPAK kontrollon banesën e ish-zyrtarit të AMP-së

SPAK zbarkon në Devoll. Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se SPAK...

Seancë e tensionuar në gjykatë – gjoba për Kryemadhin dhe mbrojtjen ligjore

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika...

Tensione dhe bllokim në Kuvend: përplasje mes mazhorancës dhe opozitës

Pas pushimit për shkak tensioneve, sërish në Parlament vijon...

Balla i drejtohet Berishës: “Dil në shesh nëse ke guxim” – tension në kampet politike

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha...