Pas pushimit për shkak tensioneve, sërish në Parlament vijon të ketë përplasje, ku deputetët e PD kanë bllokuar foltoren.
Kryetari Peleshi dha 15 minuta pushim.
“Mos e prishni seancën, të vijojmë procedurën.
Nuk e shpërndani ju fjalën.
Në zbatim të rregullores së pari duhet të uleni dhe foltorja nuk bllokohet.
Nuk merret fjala me dhunë. Ju dhashë 5 minuta pushim për qetësim, për meditim.
Mos më tregua mua me gisht”, u shpreh Peleshi.


