Berisha nuk pret gjykatën, çon në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ

Më datë:

Ndonëse cështja për vulën mbetet ende në Gjykatë, Sali Berisha duket se nuk ka ndërmend të presë ndërsa sot ka dërguar pranë KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lista me 230 emra u dorëzua në KQZ nga deputeti demokrat Flamur Noka, duke kërkuar që vendet e Partisë Demokratike t’i plotësojë ajo.

Emrat sapo janë protokolluar nga aministrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga Celibashi në seancë publike, pas vlerësimit të legjitimitetit të dy kërkesave të paraqitura nën siglën e PD.

Vendimi nuk pritet të jetë surprizë, për në dokumentacion PD rezulton e regjistruar në emrin e Lulzim Bashës.

Në deklarimet për mediat, kreu i KQZ ka deklaruar gjithashtu se institucioni që ai drejton ka komunikim insititucional me PD-në, përmes përfaqësuesve të kësaj force politike Marash Logu dhe Indrit Sefa.

Sakaq edhe Grupi i PD-së së Alibeajt ka njoftuar t’i dorëzojë emrat e saj ditën e hënë.

PS e cila nuk ka “konkurrencë” për vendet e saj do t’i dorëzojë nesër, një ditë para përfundimit të afatit të caktuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...