Berisha në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Porto, bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për rikthimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

Ai deklaroi se zgjedhjet e 11 majit ishin një “farsë e paralajmëruar” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për drejtimin e një “narko-diktature”, ku sipas tij, të gjitha pushtetet janë përqendruar në një dorë.

Berisha ngriti shqetësimin për arrestimet e figurave kryesore të opozitës dhe përfshirjen e karteleve të drogës në procesin elektoral, si dhe për përdorimin e administratës shtetërore në funksion të fushatës së Partisë Socialiste. Ai kërkoi nga OSBE që të mbështesë raportin paraprak të ODIHR-it, si dhe zbatimin e rekomandimeve të hershme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke theksuar se vetëm një qeveri teknike mund të garantojë një proces zgjedhor demokratik.

Mendoj se situata jonë është një situatë e veçantë. Unë kam vetëm një kërkesë: të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë. Pa një qeveri teknike, shqiptarët nuk do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj sot, në emër të opozitës shqiptare, kërkoj nga ky institucion i nderuar: Së pari, të mbështesni raportin paraprak të ODIHR.

Së dyti, iu bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndjekin rekomandimet e shkruara në raportet e fundit të OSBE-ODIHR, që prej vitesh kanë mbetur të pa zbatuara për shkak të mungesës së vullnetit të narkoqeverisë. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe është jetike për vendin tim, që ndodhet në një moment shumë të vështirë”, ka deklaruar Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...