Berisha: Do të vendosim pagën për çdo orë pune

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte pjesë e një konference bashkë me Sindikatat e Bashkuara, për të cilat tha se u janë bashkuar “përpjekjeve për të luftuar këtë regjim”.

Kryedemokrati ndër të tjera premtoi rritjen e pensioneve e të rrogave. Sa i përket pagave theksoi se nuk do të ketë rrogë nën 500 Euro si dhe theksoi se do të vendoset paga për orë pune.

“Pas kësaj, ne do vendosim pagën për orë pune. Ne do ecim në rrugën që ecin vendet e lira. Vendet e lira nuk ecin në rrugën e shfrytëzimit të egër, ecin në rrugën e përhapjes së mirëqenies, rritjes së nivelit të jetesës së tyre”, tha Berisha.

Sa i përket rimbursimit të ilaçeve, garantoi pensionistët se do të jetë identike me atë të Italisë.

“Ne nuk jemi si Italia, por për ilaçet do të jemi ne se ilaçet nuk janë luks. Dhe jo vetëm kaq, në Shqipëri nuk mund të shiten ilaçe kurrë përveç atyre që tregtohen në dy vende anëtare të BE”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...