16.5 C
Tirana

Berat, AKU gjobit një subjekt për tregtim të produkteve për bimët pa licencë

Më datë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore dhe respektimit të legjislacionit, ka ushtruar kontrolle në disa subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në qarkun e Beratit.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Berat, u inspektuan 8 subjekte, ku si rezultat i shkeljeve të evidentuara u vendosën 3 masa administrative me paralajmërim për shkelje të lehta. Ndërsa ndaj 1 subjekti që tregtonte PMB pa licencën përkatëse, u mor masa administrative me gjobë dhe u vendos bllokimi i aktivitetit deri në përmbushjen e kritereve ligjore.

AKU njofton se do të vijojë me kontrollet në të gjithë vendin për të siguruar respektimin e rregullave dhe për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve dhe integritetin e zinxhirit ushqimor.

“AKU garanton se do të jetë e palëkundur në përmbushjen e detyrës për të siguruar standardet dhe rregullat që lidhen me sigurinë ushqimore dhe tregtimin e produkteve bujqësore”, thuhet në njoftimin zyrtar të AKU-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...