Belgjika ndalon udhëtimin në tri kantone të Zvicrës

Më datë:

Belgjika ka ndaluar udhëtimet në kantonet Vaud, Valais dhe Gjenevë. Kantonet janë në listën e kuqe të Ministrisë së Punëve të Jashtme belge, ka raportuar Radio SRF të dielën në mëngjes.

Në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se udhëtimet në këto kantone “nuk janë të mundshme ose nuk lejohen”. Në të kundërt, kushdo që dëshiron të hyjë në Belgjikë nga këto kantone është i detyruar të futet në karantinë dhe të bëjë testin për Covid 19.

Nga mesi i korrikut, Belgjika kishte vendosur detyrimin për karantinë dhe testim për udhëtarët nga kantoni i Ticinos. Por megjithatë, ky kanton ishte shfaqur vetëm në listën e portokalltë dhe jo në listën e kuqe.

Në atë kohë, ishte thënë se lista e portokalltë do të përfshinte të gjitha rajonet me më shumë se dyfishin e infeksioneve në krahasim me Belgjikën – për 100.000 banorë.

Pas kritikave nga qeveria e Ticinos dhe mjeku kantonal, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) pati ndërhyri në Belgjikë. Si rezultat, autoritetet belge atëherë kishin hequr kantonin e Ticinos nga lista.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...