12.5 C
Tirana

Bejko: Pas çdo sulmi qëndron një leje ndërtimi

Më datë:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko reagoi sot ndaj deklaratave të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, i cili akuzoi Bashën se po përdoret si peng nga Rama për kontrollimin e opozitës.

Bejko tha se pas çdo sulmi që Sali Berisha i bën Partisë Demokratike, dikush pranë tij fiton nga Rama një leje ndërtimi për kulla e resorte.

“Që ta kuptojmë mirë të gjithë: Sa më shumë akuzon Saliu PD-në dhe lidershipin e saj si “opozita në shërbim të Ramës”, aq më e madhe është leja e radhës për kulla e resorte që merr prej Ramës e Veliajt klani i familjes së tij”, tha Bejko.

“Është fakt që sulmet e tij të dy viteve me shpifje e gënjeshtra u shpërblyen me 64 kate kullë sa një mal në mes të Tiranës. Aleanca e kullave kërkon ta mbajë ende peng Shqipërinë. Halli i nongratës nuk është halli i shqiptarëve dhe as i demokratëve.
Përpjekjet e tij për t’i ikur përgjegjësisë për humbjen katastrofike të 14 majit nuk do të kenë sukses”, tha Bejko.

Sipas tij, aleanca e kullave dhe oligarkëve u faktua më qartë me humbjen në Kukës dhe se ata shpresojnë se duke mbajtur njëri tjetrin do kukëzojnë gjithë Shqipërinë.

Sipas Bejkos, rrugët e PD me aleancën e kullave, nongratave dhe me bashkëpunëtorët e Sigurimit famëkeq të Shtetit, janë ndarë njëherë e mirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...