15.5 C
Tirana

Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Më datë:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shpreh sot se, Shqipëria është një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Begaj priti sot në një takim deputetin italian Luciano D’Alfonso, i cili shoqërohej nga një grup sipërmarrësish italianë.

Në takim u theksuan marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, përfshirë dhe atë ekonomike, të favorizuara edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve.

Presidenti Begaj theksoi se, Italia është porta hyrëse e Shqipërisë për në BE, ndërsa Shqipëria një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor.

Intensifikimi i këtyre marrëdhënieve ka sjellë jo vetëm shtimin e investitorëve italianë në Shqipëri, por dhe faktorizimin e biznesit shqiptar në Itali, shtoi Begaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

FIFA, paketë speciale për tifozët në Botëror

Një nga kritikat më të mëdha për Botërorin e...

Shkelje nga GJKKO? Berisha dorëzon kërkesë-padi në ‘Kushtetuese’

Që prej orës 10:00, në një mbledhje me dyer...

Goditet grupi kriminal në Kamëz, shisnin armë. Dy në pranga e një në kërkim

Pas një hetimi të gjatë tre mujor me metoda...

Ukraina në prag të kolapsit financiar, Von der Leyen me dy opsione

“Kam propozuar dy opsione të ndryshme për Këshillin Europian...