Begaj me banorët në Peqin: Të nxisim produktet vendase për ruajtjen e traditës

Më datë:

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Peqin ku u takua me banorë dhe autoritetet vendore.

Angazhimi i drejtuesve të zgjedhur dhe i sipërmarrësve për rritjen e mirëqenies sociale përmes projekteve zhvillimore, ishte në fokus të bisedave. Presidenti Begaj u interesua për jetesën e banorëve të kësaj bashkie dhe nismat e ndërmarra për lehtësitë e veprimtarisë së bizneseve lokale.

Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e mbështetjes ndaj fermerëve në mënyrë që produktet e tyre bio të kenë të garantuar tregun, ndërsa vlerësoi traditën e prodhuesve që e ruajnë cilësinë.

Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në kompaninë e ndërtimit “Euroteorema” qe operon prej vitesh në Peqin.

Ai ishte dhe në një fabrikë të përpunimit vajit të ullirit si dhe mori pjesë në panairin e banorëve të zonës.

“Gjithçka që ju prodhoni mbetet e kërkuar, sidomos në këtë kohë kur njerëzit po bëhen çdo ditë e më të vetëdijshëm për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme. Shoqëria jonë duhet të ndërgjegjësohet  që të blejë këto prodhime të shëndetshme” u shpreh Presidenti Begaj ndërsa vlerësoi ruajtjen e traditës familjare dhe lokale të vërejtur në produktet bujqësore dhe artizanale të ekspozuara në panair.

Presidenti vlerësoi gjithashtu nxënësit e shkollave të Bishqemit për promovimin e produkteve vendase me programet e tyre të edukimit për ushqim të shëndetshëm.

Sipas Presidentit Begaj, modele të tilla suksesi duhet të nxiten dhe përkrahen, dhe për këtë ai garantoi mbështetjen ndaj banorëve, sipërmarrësve dhe drejtuesve bashkiakë jo vetëm në Peqin por në të gjithë vendin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...