Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë një përmbledhje të shkurtër të vizitës së tij dyditore në Shtetet e Bashkuara përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se nga SHBA është kthyer me optimizëm të madh për të ardhmen e bashkëpunimit dypalësh.
Hamza nënvizoi se në Washington pati një agjendë të ngarkuar me takime të rëndësishme, ku prezantoi vizionin e tij për zhvillimin e Kosovës dhe forcimin e partneritetit me administratën amerikane. Ai u takua me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Departamentit të Shtetit.
Në postim, ai ka veçuar edhe një takim të posaçëm të mbajtur me James Carafano, “i sapoemëruar Këshilltar i Lartë i Presidentit dhe E.W. Richardson Fellow pranë Fondacionit ‘Heritage’”, ku ishin të pranishëm edhe Anthony Kim dhe Max Primorack.
Hamza theksoi se nga këto takime u kthye i inkurajuar për mundësitë e reja që hapen për vendin, pas një periudhe me pak komunikim strategjik mes dy shteteve.
Duke e mbyllur postimin, ai u shpreh se Kosova do kthehet në Uashington më e fortë se kurrë.
“Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë, me projekte konkrete, me investime të prekshme dhe me përfshirjen e SHBA-së në zhvillimin e hovshëm të Kosovës në diplomaci, ekonomi, sektorin e energjisë, ushtri dhe inteligjencë”,


