8.5 C
Tirana

BE: Zgjedhjet në Kosovë, të qeta

Më datë:

Bashkimi Europian është shprehur se zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në një atmosferë të qetë.

Zëdhënësja e KE-së, Anitta Hipper, u shpreh se në votime qytetarët patën mundësi të shprehnin vullnetin e tyre.

“Ne vlerësojmë faktin se zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre”, njoftoi Hipper.

Përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme të BE-së dhe Sigurinë dërgoi në Kosovë një mision të gjerë vëzhguesish e drejtuar nga parlamentarja Nathalie Loiseau.

“Vendimi për dërgimin e këtij misioni për të vëzhguar zgjedhjet është dëshmi se BE-ja i sheh raportet me Kosovën si shumë të rëndësishme”, tha Hipper

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...