BE përgatitet për një valë të re të virusit: Shtoni tesimet!!

Më datë:

Komisioni Europian ka njoftuar një seri masash që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit. Në krye të këtyre masave të njoftuara nga ekzekutivi i bllokut europian qëndron rritja e testimeve, gjurmimi i kontakteve si dhe përmirësimi i mbikëqyrjes dhe i qasjes në shërbimet shëndetësore.

Komisioni gjithashtu i ka dhënë dritën jeshile ndërveprimit të aplikacioneve për gjurmimin e sëmundjes edhe përtej kufijve kombëtarë.

Në deklaratën e tij theksohet nevoja për t`u përballur në një mënyrë sa më te efektshme me vatrat e reja, për të mbështetur grupet më të cënueshme të popullsisë siç janë të moshuarit por sidomos edhe personat me sëmundje shoqëruese, si dhe për të reduktuar barrën e gripit sezonal përmes nje vaksinimi më të shpejtë në mënyrë që të mos mbingarkohen sistemet shëndetësore, edhe kështu të vendosura përpara një sprove të rëndë.

“ Tani dimë më shumë për virusin, por detyra jonë është të mbetemi vigjilentë dhe parandalues. Masat e paraqitura sot synojnë përgatitjen për shpërthime të mëtejshme të mundshme të Covid-19. Duke nxjerrë mësime nga muajt e kaluar, po e bëjmë planifikimin përpara me qëllimin të shtohet gatishmëria në të gjitha frontet”, deklaroi zv/presidenti i KE-së, Margaritis Schinas

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paralajmërimet ruse, Hoxha: Vendosmëria e Shqipërisë nuk lëkundet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Kryeministri: Dialog i hapur me “Reporterët pa Kufij” për rolin e medias

Kryeministri Edi Rama vijoi sot replikën në distancë me...

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në qeli pas rrëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion...

Komisioni “Territorialja” me debate, Mazniku dhe Boçi përplasen për fjalën

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale...