BE, mbi 75 për qind e popullatës së rritur është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

Më datë:

Bashkimi Evropian njoftoi se më shumë se 75 për qind e popullatës së rritur që jeton në vendet anëtare është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Çdo orë dhe çdo dozë është e rëndësishme. Më shumë se 75 për qind e popullatës mbi moshën 18-vjeç në BE janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Më tej thuhet se “Vaksinimi i plotë mbron nga infeksioni dhe shtrimi në spital dhe mbetet metoda jonë më e mirë e mbrojtjes kundër virusit dhe varianteve të saj”.

Administrata e BE-së ka vendosur një objektiv që 70 për qind e të rriturve në shtetet anëtare të vaksinohen deri në fund të verës. Më 31 gusht u njoftua se kjo normë kishte arritur në 70 për qind.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në vendet e BE-së lejon përdorimin e vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...