BE-ja uron Kurtin për Qeverinë e re, përmend dialogun me Serbinë dhe Planin e Rritjes

Më datë:

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re të vendit. Përmes një postimi në X – dikur Twitter – Kallas ka thënë se është krijuar momentum i ri për t’i avancuar marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës si dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, prandaj vetë ajo është e gatshme të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë.

Mes tjerash, Kallas ka përmendur edhe rëndësinë e kryerjes së reformave. “Kjo është rruga më e shpejtë për t’ia hapur rrugën mbështetjes së Bashkimit Evropian në vlerë prej qindra miliona eurove dhe të ketë përparim në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Kallas.

Kurtin e ka uruar edhe Komisionarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e cila gjithashtu e ka përmendur nevojën për reforma dhe përfitime nga Plani i Rritjes i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Mezi pres ta vizitoj Kosovën shpejt”, ka thënë ajo përmes një postimi në X. Qeveria e re, në krye me Kurtin, i ka fituar votat e nevojshme më 11 shkurt, pas konstitutimit të Kuvendit të Kosovës.

Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, ka fituar mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend.

Mbledhja e parë e Qeverisë është planifikuar të mbahet në paraditen e së enjtes. Ndër prioritetet kryesore të Qeverisë në ditët e para është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që ka Kosova me BE-në dhe Bankën Botërore. Të gjitha së bashku kapin vlerën e rreth 1 miliard eurove.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...