12.5 C
Tirana

“BE-ja duhet ta njohë Palestinën si shtet”

Më datë:

Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) duhet të japë një mesazh të fuqishëm duke njohur Palestinën si shtet.

Para mbledhjes së Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së në Bruksel, në deklaratën për gazetarët Asselborn tërhoqi vëmendjen se Evropa gjithmonë ka mbështetur zgjidhjen me dy shtete, në pajtim me kufijtë e vitit 1967, në lidhje me problemin Izrael-Palestinë.

“Për këtë ka nevojë për dy shtete, Izrael dhe Palestinë”, tha ai.

Ai rikujtoi se administrata amerikane para një kohe të shkurtër kishte pranuar se politika izraelite e vendbanimeve nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Nëse vazhdon të ndiqet kjo politikë, zgjidhja me dy shtete do të zhduket fizikisht”, u shpreh Asselborn.

– “BE-ja duhet të njohë Palestinën”

“BE-ja duhet të japë një mesazh të fuqishëm duke njohur Palestinën si shtet. Është një domosdoshmëri absolute”, theksoi Asselborn.

Kryediplomati i Luksemburgut tha se vendet anëtare të BE-së vet vendosin se cilin shtet do ta njohin e cilin jo, duke treguar se një grup shtetesh evropiane mund të marrin vendim për njohjen e Palestinës për të treguar se “mendon për Palestinën në pajtim me ligjin ndërkombëtar”.

Ai tha se një hap i tillë nuk do të jetë në kundërshtim me interesat e Izraelit ose SHBA-ve.

“Në rast se Izraeli vjen në këtë pikë, mund të përjetojmë sërish atë që kemi hasur në një vend tjetër në vitin 2014”, tha Asselborn në lidhje me planin izraelit për të aneksuar Luginën e Jordanisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...