“Bashkë për paqen”/ Spiropali nga Ankaraja: Ftova Presidentin turk të vijë në Shqipëri

Më datë:

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk “Bashkë për paqen”/ Spiropali nga Ankaraja: Ftova Presidentin turk të vijë në Shqipëri
, në Ankara. Ky i fundit vuri theksin te marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Jemi dy vende mike, aleate. Vazhdojmë me projektet tona të përbashkëta dhe uroj që në të ardhmen marrëdhëniet mes dy vendeve tona të zhvillohen akoma më shumë”, deklaroi ai.

Më tej, tha se Turqia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, në një kohë kur thuajse në çdo rajon ka tension.

“Për 6 shekuj popujt tanë kanë bashkëjetuar, kemi histori të përbashkët, kemi shumë qytetarë shqiptarë që janë nënshtetas në Turqi”, shtoi ai, si një pasqyrim të lidhjeve të forta mes popujve.

“Ju përdorni shumë fjalë turke në zhargonin e përditshëm”, tha Kurtulmuş.

Kryeparlamentari turk dënoi në formën më të ashpër sulmin e Izraelit në Siri.

“Dënojmë në termat më të ashpër sulmin e Izraelit dje në Siri, që nuk njeh asnjë rregull, i papranueshëm kjo sjellje e Netanyahut dhe e ekipit të tij. E dënojmë këtë sulm të urryer të Izraelit!”, tha Kurtulmuş.

Ndërsa Spiropali i cilësoi dy vendet si lobuese të paqes “në një kohë kur retë e luftës janë rrotull vendeve”. Tha se do vijojë bashkëpunimi i ngushtë mes Parlamentit shqiptar dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë. Njoftoi se ka ftuar Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan të vijë në Shqipëri, duke shpresuar që ajo vizitë të realizohet sa më shpejt.

Vuri theksin te samiti i NATO-s në 2026-ën në Turqi, që pasohet një vit më vonë me atë që do mbahet në vendin tonë.

“Do vijojmë që në nivel të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare të shfrytëzojmë të gjitha potencialet, me bashkëpunimin universitar, bujqësisë, agro-turizmin etj”, deklaroi kryeparlamentarja shqiptare.

Në mbyllje, falenderoi shtetin turk për mbështetjen e Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...