3.5 C
Tirana

Bardhi: Takimin e bëjmë në hotel se na ka ndëshkuar mazhoranca

Më datë:

Demokratët Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi marrin pjesë sot në takimin e 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Në këtë takim marrin pjesë 10 deputetë të Parlamentit Evropian, të cilët ulen bashkë me Parlamentin Shqiptar. Në krye të evropianëve është italiani, Marko Tarkuinio, ndërsa në delegacion janë edhe dy shqiptarë, Adnan Dibrani vjen nga Suedia, ndërsa Fredi Beleri rikthehet në Shqipëri, si eurodeputet grek.

Bardhi: Integrimi është një synim politik i shqiptarëve dhe një arritje e shqiptarëve, por ne nuk mund të mos flasim për të vërtetat. Ne kërkojmë hetim parlamentar që na refuzohet nga shumica. Sot në takimin e KPSA e bëjmë në një hotel sepse mazhoranca na ka ndëshkuar ne si opozitë.

Ne ndjekim rrugën ligjore për çështje që mendojmë se janë në shkelje të kushtetutës, shkojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe fitojmë çështjen për mandatin e një personi shumë pranë Edi Ramës, znj. Olta Xhaçka, që është ish-ministre e jashtme, por që mazhoranca refuzon të zbatojë vendimin e GJK.

Ne në fushatë nuk kemi përballë deputetët e mazhorancës që ju kishit sot takim. Por siç tregojnë përgjimet e prokurorisë Belge, ne kemi bandën e Abdylajve dhe Hajrajve dhe që siç tregojnë përgjimet i kanë diktuar KM se cilët janë deputetët. Madje përgjimet tregojnë se kush do caktonte numrin 5 në listën e PS Durrës dhe siç faktet tregojnë ato caktuan kandidatët.
Na qëndroni afër në këto momente sepse i duhet vendit këndvështrimi juaj.

Tabaku: Ky komitet do të na ndihmojë të bëjmë punën tonë më mirë për të monitoruar MSA. Shqipëria ka nisur procesin e negociimit dhe hapjen e klasterit të parë dhe opozita është aktore në këtë proces duke qenë se ne e mbështetëm atë me fakte dhe votën tonë pro.

Ne, ndërkohë po punojmë për të vërtetat që nuk shkruhen përherë në raporte siç janë. Ndaj duhet t’i themi gjërat siç janë.
Ne si opozitë, personalisht unë, kemi punuar me dëshirë dhe me çdo formë për të qenë ky proces integrimi gjithëpërfshirës. Mirëpo fatkeqësisht nuk gjejmë të njëjtin vullnet tek mazhoranca. Komisionet hetimore nuk na jepen dhe kjo ka shkak sepse mazhoranca ka frikë. Pak vite më parë drejtova një Komision Hetimor për inceneratorët që zbuloi një skemë që sot ka shumë përpara drejtësisë përfshirë një ish zëvendëskryeministër që është në kërkim ndërkombëtar. Nga ajo ditë janë refuzuar 9 komisione hetimore që janë mekanizëm në dorë të opozitës.

Vitin tjetër kemi zgjedhje dhe fatkeqësisht ne ende nuk kemi një reformë të plotë zgjedhore bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR, një reformë që nuk ka ndodhur në Shqipëri dhe vullneti opozitës qëndron por jo i shumicës. Ne kemi bërë disa ndryshime zgjedhore për të adresuar disa ndryshime të kërkuara për votën e diasporës, mirëpo fatkeqësisht qeveria po përdor çdo mjet shtetëror për interes partiak. Ashtu siç thotë raporti OSBE-ODIHR, KM Rama po përdor stafin diplomatik për votën e emigrantëve dhe të diasporës, duke dhënë shembullin ekselent se si është partia-shtet.

Ne kemi vënë re shkelje të vazhdueshme të MSA sidomos në fushën e garës dhe tenderimeve publike. Shkelje të MSA janë parë në projekte të mëdha ku janë injoruar të gjitha pikat kyçe të garës së hapur dhe kjo ka ndikuar përkrahësisht në rritjen e tregut të lirë dhe konkurrencës.

Qeveria teknike është jetike në kushtet kur zgjedhjet, mungesa e check and balance dhe demokracisë. Ndaj kjo është arsyeja përse kemi arritur në konkluzionin për të kërkuar një qeveri teknike.

Bylykbashi: Zgjedhjet janë benchmark për të kuptuar cilësinë dhe nivelin e demokracisë dhe ne besojmë dhe kemi prova që është goditur në themel. Ne duam që të kthehemi në parametrat ku zgjedhjet kishin konsensus dhe ku pranoheshin. Ne po bëjmë një situatë ku duhet të rikthehemi aty ku ishim duke u përmirësuar.

Shteti është aktor i plotë i zgjedhjeve në Shqipëri dhe në thyerje të plotë të OSBE-së në vend. Ne nuk kemi garë të barabartë. Nuk ka mundësi për rotacion politik. Përdoren pushtete rregulluese ku qeveria vendos rregulla në favor të kandidatit të saj, duke i bërë presion votuesve. Përdoren të dhënat e qytetarëve me një sistem patronazhi ku qytetarëve u ushtrohet presion dhe kjo prodhon një sjellje të qeverisë që injoron vendimet e GJK, që përjashton më shumë se ½ e deputetëve nga kuvendi dhe që shkatërron rregullat apo që prish MSA duke vendosur dhe ligje personale.

Nëse BE e merr këto pika dhe e kthen në skaletë kontrolli duke zbërthyer problemet që krijohen duke ia pamundësuar qeverisë Rama që të manipulojë zgjedhjet.

Dua të prek dhe çështjen e drejtësisë. Ne donim një drejtësi të pavarur, funksionale dhe të pakkorruptuar dhe jo një reformë që zvarritet prej 10 vitesh që është më keq se sa kur s’qe reformuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në Lezhë-Shkodër/ Automjeti përplaset me motoçikletën, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në...

Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian pas takimit me Macronin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk zhvilloi...

Osmani në Budapest kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e...

Blushi: Të përshkallëzojmë aksionin opozitar në terren

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi...