14.5 C
Tirana

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit të ri: Duan të shfrytëzojnë ujin e burimit për biznes

Më datë:

Banorët e fshatit Lumas kanë dalë sot në protestë kundër shfrytëzimit të burimit të Sinecit për ndërtimin e një ujësjellësi nga ana e bashkisë Kuçovë.

Banorët deklarojnë se ky burim përdoret prej shekujsh nga ata për vaditjen e tokave bujqësore dhe për të pirë ujë kafshët dhe ata nuk do të lejojnë që të merret nga askush.

“Të gjitha fshatrat e komunës së Lumasit janë me ujë të pijshëm dhe ne nuk e kuptojmë se përse duhet ky ujësjellës dhe ku do të shkojë ky ujë.

Ne mendojmë se ky projekt është korruptiv dhe se uji i burimit do të shfrytëzohet për biznes, duke shitur ujin nëpërmjet bidonave“, shprehen banorët.

Banorët e Lumasit kanë vendosur të hedhin në gjyq bashkinë e Kuçovës, ku kanë hartuar edhe një peticion që është firmosur sot nga të gjithë banorët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...