Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, garanton furnizim cilësor me energji elektrike

Më datë:

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike dhe turistike, dhe me përfundimin e nënstacionit të ri energjetik me kapacitet 50 mega, zgjidh përfundimisht çështjen e furnizimit me energji për të gjithë zonën.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë investimi për ndërtimin e rrjetit 20 kV në njësinë administrative Velipojë, bashkia Shkodër, ka përfunduar.

Sipas Ballukut, ky projekt përfshiu vendosjen në funksion të 21 kabinave të reja dhe ndërtimin e një linje të re elektrike me gjatësi 10 kilometra, duke synuar rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Në funksion të këtij investimi strategjik është edhe nënstacioni i ri 110/20 kV, i cili garanton furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji për rreth 1100 abonentë vendas, si dhe për mijëra turistë që frekuentojnë këtë zonë bregdetare gjatë sezonit turistik.

“Së bashku edhe me nënstacionin e ri 110/20 kV, garantohet një furnizim cilësor me energji elektrike për 1100 abonentë si dhe turistët që frekuentojë bregdetin në këtë zone”, u shpreh Balluku.

Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike në zonat turistike dhe kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të rajonit.

https://www.facebook.com/watch/?v=4319250271689376

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...