10.5 C
Tirana

Balliu: Në burg janë protestuesit, është koha ta kthejmë Shqipërinë në shinat…

Më datë:

Koordinatori i PD për Tiranën Klevis Balliu ka thënë se mosbindja civile e 7 tetorit do të përshkallëzohet.

Ai tha se në burg janë sot protestuesit e opozitës. Balliu shtoi se është koha që të kthejmë Shqipërinë në shinat e demokracisë.

“Ata që na ishin mërzitur se qenka prishur fasada e partisë së krimit, turpi nuk është i joni pse është prishur ajo fasadë, por pse nuk është prishur më përpara.

Kemi disa ditë që protestojmë këtu… por që të gjithë jemi mbledhur këtu, përfshirë dhe ata që në datën 7 ne i kishim përballë, jo vetëm në terren por dhe në studio, me një frikë, se mos vazhdon apo nuk vazhdon data 7.

Data 7 do  vazhdojë. Data 7 do përshkallëzohet, përderisa ju nuk dëgjoni zërin e qytetarëve.

Të gjitha ata analistë që paguhen me lekët që ju vjedhin juve nga qeveria, pseudo-analiztë që sulmojnë opozitën nga studio në studio, sulmojnë opozitën dhe qytetarët se pse kanë protestuar dhe nuk sulmojnë këtë qeveritarë që vjedhin përditë.

Sot në burgje janë protestuesit, nuk është vemja e bashkisë.

Sot në burgje janë protestuesit, jo Olsi Rama e Belinda Balluku.

Sot në burgje janë protestuesit, nuk është Olta Xhaçka me burrin e saj, sot në burgje janë protestuesit dhe nuk është autori dhe arkitekti shpopullimit të Shqipërisë, Edi Rama.

Pse?

Sepse SPAK është kthyer në një vegël të pushtetit të drogës, në dorën e pushtetit  të partisë së krimit, dhe ata që na ishin mërzitur se qenka prishur fasada e partisë së krimit, turpi nuk është i joni pse është prishur ajo fasadë, por pse nuk është prishur më përpara”, shkruan Balliu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...