Balla: Vijon me intensitet procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit

Më datë:

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot se “ndërsa vijon me intensitet procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit, një tjetër punonjës policie është arrestuar në Policinë Kufitare të Durrësit, për një shkelje të rëndë”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla tha se “forcimi i bashkëpunimit me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese në procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit është i domosdoshëm”.

“Hetimet për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm, do të na mundësojnë pastrimin e duhur dhe besimin e plotë të qytetarëve tek Policia e Shtetit”, tha Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Mos voto më 14 maj”/ Shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakes së Roskovecit,...

“Situatë alarmante në spital”, Korreshi: Minjtë në pediatrinë e Lushnjës, ku është Ministrja?

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka kërkuar në Kuvend...

“Vettingu është thelbësor”, Rama: Lufta ndaj arbitraritetit në fokus të reformës

Kreu i qeverisë Edi Rama është pjesë e Kongresit...

Debatet në Kuvend përshkallëzohen, Peleshi paralajmëron Bardhin për masa disiplinore

Një tjetër përplasje ka ndodhur në seancën e kësaj...