Gjatë takimit Balla dhe Hatzidakis kanë diskutuar lidhur me itegrimin e komunitetit shqiptar në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të Greqisë.
“Ne duam që Qeveria grekë të vijojë të lehtësojë procedurat për punëmarrësit sezonalë. Në frymën dhe shembullin e marrëveshjeve të ngjashme të Shqipërisë me vendet e tjera të BE-së është e domosdoshme përmbyllja e një Marrëveshjeje me Greqinë në fushën e sigurimeve shoqërore – për njohjen e ndërsjelltë të tyre për efekt pensioni të punëmarrësve në Greqi dhe në Shqipëri”, tha Balla.
Postimi i Ballës:
Athinë ➖ Takim me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale Kostis Hatzidakis
Komuniteti shqiptar në Greqi është integruar plotësisht në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të Greqisë. Ne duam që Qeveria grekë të vijojë të lehtësojë procedurat për punëmarrësit sezonalë.
Në frymën dhe shembullin e marrëveshjeve të ngjashme të Shqipërisë me vendet e tjera të BE-së është e domosdoshme përmbyllja e një Marrëveshjeje me Greqinë në fushën e sigurimeve shoqërore – për njohjen e ndërsjelltë të tyre për efekt pensioni të punëmarrësve në Greqi dhe në Shqipëri.
Kemi tashmë mirëkuptimin që procesi të vijojë mes ekspertëve nga ministritë përkatëse.