Balla propozon ndryshime ligjore: I përgjigjen formave të reja të diskriminimit

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla prezantoi sot para anëtarëve të komisionit të Ligjeve disa përmirësime në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Balla theksoi se mbrojtja nga diskriminimi është një vendim sa ligjor, po aq edhe politik.

“Ndaj kam ardhur për të marrë vendimin ligjor dhe politik të këtij komisioni për të çuar përpara përmirësimet e tjera që duhet të bëjmë në këtë ligj në përpjekjet e përbashkëta kundër çdo lloj forme diskriminimi”, tha Balla.

Ligji aktual, sipas tij, ka qenë dhe mbetet një nga instrumentet themelorë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe funksionimin real të shtetit të së drejtës.

“Që prej vitit 2010, kur për herë të parë u iniciua ky ligj dhe kam qenë relator, jam munduar të jap çdo lloj forme kontributi për përmirësimin me standardet europiane të ligjit. Me përmirësimet që kam sjellë në vitet 2020 si deputet iniciues mendoj se e kemi forcuar aq sa ka qenë e mundur për atë moment arkitekturën ligjore të mbrojtjes kundër diskriminimit”, shtoi Balla.

Balla theksoi se ky është një prej atyre ligjve që sa më shumë ecën para koha, zhvillohet teknologjia, mjetet e komunikimit, aq më shumë rriten hapësirat e diskriminimit.

“Ndryshimet e propozuara kishin të bënin kryesisht me format e reja të diskriminimit të shfaqura për shkak të zhvillimit historik, kulturor, teknologjik të shoqërive tona”, tha Balla.

Balla theksoi se problem në këtë drejtim mbetet gjuha e urrejtjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...