13.5 C
Tirana

Balla për ndryshimet e propozuara nga PS: Hetimi dhe gjykimi penal mbeten të paprekura

Më datë:

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se nisma e propozuar nga mazhoranca, e cila synon të ndalojë pezullimin e ministrave, kryeministrit dhe drejtuesve të institucioneve të tjera kushtetuese nga ana e gjykatës, nuk ndalon ndjekjen dhe hetimin penal të tyre.

Sipas Ballës, kjo nismë nuk do të trajtohet me procedurë të përshpejtuar parlamentare dhe nuk cenon punën e institucioneve të drejtësisë.

“Së pari, nuk preket pavarësia e gjykatave. Së dyti, hetimi penal dhe gjykimi mbeten të paprekura. Së treti, kompetencat e organeve të drejtësisë mbeten të paprekura. Nuk krijohet asnjë mburojë ndaj përgjegjësive penale dhe nuk përjashtohet asnjë subjekt nga juridiksioni penal”, përfundoi Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama nga Prishtina: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë,...

Berisha: Pezullimi synon mbrojtjen e institucioneve, hetim për kërcënimet ndaj gjykatësve kushtetues

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se...

SPAK thërret 40 dëshmitarë për vrasjen e Boriçit dhe tentativën ndaj Musabelli, gjyqi tensionohet

Tension dhe debate të ashpra kanë shoqëruar seancën e...

Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në...