18.5 C
Tirana

Balla: PD kundër interesit të Kosovës me bojkotin e protestës në mbështetje të UÇK-së

Më datë:

Kuvendi po shqyrton sot kërkesën për zhvillimin e mocionit me debat të finalizuar me rezolutë në lidhje me njohjen e gjenocidit serb në Kosovë dhe detyrimet përkatëse të qeverisë së Shqipërisë, propozuar nga një grup deputetësh të PD-së.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke parashtruar mendimin kundër, u shpreh se, “Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar nga viti 1991 deri në vitin 2025 ka miratuar 9 rezoluta dhe 11 deklarata sa i përket gjithçka ka ndodhur në Kosovë nga ’91-shi, deri në 2025-ën”.

Balla theksoi se, “asgjë që vjen nga Sali Berisha, edhe kur lidhet me Kosovën, nuk ka ardhur dhe nuk ka për të ardhur kurrë ndonjëherë për mirë”.

“Vendimi juaj i PD-së, i bërë publik dje, për të bojkotuar protestën e nesërme mbarëkombëtare në mbështetje të UÇK-së dhe komandantëve të saj është thjesht konfirmimi i qëndrimeve dhe i veprimeve kundër interesit të Kosovës”, tha Balla.

“Meqë thatë që nuk doni të jeni përkrah nesh, nuk doni të jeni përkrah Kryeministrit, Kryeministri nuk do të jetë nesër në protestë. Hajdeni, pse nuk vini? Sigurisht, me kushtin që të mos e politizojmë. Bëni dhe ju nesër një protestë, meqë nuk doni të vini me organizatat e veteranëve të luftës së UҪK-së”, iu drejtua Balla deputetëve të opozitës.

“Hajdeni nesër, se kryeministri nuk është. Me kushtin që të mos e politizojmë. S’doni të vini në sheshin ‘Skënderbej’, bëjeni tuajën në SHQUP ose në një shesh tjetër,” tha Balla.

Sipas tij, Sali Berisha të cilin e quajti “dhëndri i mirë” i Serbisë” iu vu kundër Kosovës duke thyer embargon e naftës ndaj regjimit të Millosheviçit.

“Si ka mundësi që gjatë qeverisjes tënde, Sali, u ndoqën, u përndoqën dhe u arrestuan drejtues të UÇK-së këtu në Tiranë? Dhe si ka mundësi që pati edhe akuza për vrasjen e njerëzve të UÇK-së në Shqipëri?” u shpreh Balla.

Ai shtoi se Berisha nuk ka nxjerrë kurrë nga goja një fjalë për komandantët që mbahen në Hagë.

“Për habinë time, në Leskovc tifozët serbë, kur donin të na shanin, thërrisnin ‘Sali Berisha, Sali Berisha’. E thërrisnin sepse Saliu është dhëndri i mirë i Serbisë – i ka shërbyer mirë Serbisë,” deklaroi Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...