Balla mbështet nismën “Për Krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”: Do të gjejë dakordësinë e të gjithë forcave politike në Kuvend

Më datë:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiete Taulant Balla priti në Kuvendin e Shqipërisë përfaqësueset e tre organizatave të shoqërisë civile, të cilat bashkë me firmat e më shumë se 20 mijë zgjedhësve kanë depozituar Projektligjin “Për Krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”.

Nisma e propozuar nga Organizatat e shoqërisë civile Qendra “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, Shoqata “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” dhe Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” ka për qëllim monitorimin e autorëve të veprave penale me natyre seksuale të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë duke parashikuar raportimin e të dhënave të caktuara personale, të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale për të mundësuar parandalimin e punësimit të autorëve të krimeve seksuale në vende pune të lidhura me femijët.

Sipas Ballës nëpërmjet ketij projektligji synohet të arrihet krijimi i një mekanizmi ligjor institucional efektiv, parandalues për mbrojtjen e fëmijeve, të rinjve, grave dhe çdo viktime të mundshme nga dhuna seksuale, duke mundësuar një mjet efektiv për të identifikuar vendndodhjen e të dënuarve për krime seksuale dhe monitorimin e aktivitetit te tyre.

“Jam i bindur që një nismë e tillë do të gjej dakordësinë e të gjithë forcave politike të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë”, deklaroi Balla.

foto galeri

foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...