7.5 C
Tirana

Balla: Krimi i organizuar s’ka nevojë për dokumente e burokraci.

Më datë:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një takim koordinues me donatorët, u shpreh se duhet rritur shpejtësia e reagimit ndaj krimit të organizuar për ta shfarosur atë.

Balla nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë, duke veçuar Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, në luftën kundër krimit.

Ai shtoi se sfidat që dalin sot para autoriteteve kërkojnë bashkëpunim dhe angazhim të organizuar.

Ministri i Brendshëm shtoi se vëmendje duhet ti kushtohet edhe bashkëpunimi edhe me gjyqësorin, pa harruar investimet në inteligjencë dhe zhvillimet në teknologji.

“Jemi të vetëdijshëm se nuk mund ta arrijmë objektivin pa angazhimin e partnerëve me të cilët duam të përshpejtojmë realizimin e reformave.

Vlerësojmë mbështetjen që na kanë ofruar duke mundësuar arritje e rezultateve.

Bashkëpunim shumëplanësh me BE, agjencitë ligjzbatuese të SHBA dhe Britanisë, për të luftuar krimin e organizuar pa harruar edhe ekstremizmin e dhunshëm, menaxhimin e kufijve dhe rendin publik.

Kërcënimet e reja në këto fusha kërkojnë struktura më të mira organizative. Kërkohet rritje bashkëpunimi edhe me gjyqësorin, pa harruar investimet në inteligjencë dhe zhvillimet në teknologji.

Jam takuar me ministrin e brendshëm të Gjermanisë dhe ministrin për policinë të Zvicrës me të cilin ndamë mendimin se krimi i organizuar nuk ka nevojë për burokraci e dokumente, lëviz shumë më shpejt, dhe nëse duam të jemi efektivë duhet të rrisim shpejtësinë e kundërveprimit tonë për ta shfarosur. Sot përballemi me sfida që duan angazhim të organizuar”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...