Balla inspekton plazhin e Spillesë: Sezoni turistik nis me kapacitete të plota

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, inspektoi plazhin e Spillew në kuadër të nisjes së sezonit turistik veror.

Gjatë vizitës, Balla u njoh nga operatorët turistikë dhe përfaqësuesit vendorë me masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit, si dhe me kapacitetet që ofron zona bregdetare e Spillesë për pushuesit vendas dhe të huaj.

Balla theksoi se, Spilleja mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar, falë vijës së gjatë ranore, pastërtisë së detit, mikpritjes dhe shërbimeve turistike.

“Deti dhe rëra e pastër, mikpritja dhe ushqimi cilësor ju presin për pushime të bukura. Merrni familjen dhe miqtë dhe ejani të shijoni pushimet e verës në plazhin e mrekullueshëm të Spillesë”, u shpreh ai.

Në zonën e Spillesë operojnë dhjetëra subjekte turistike dhe shërbimi, të shpërndara përgjatë vijës bregdetare prej disa kilometrash, duke ofruar hapësira akomoduese, bare, restorante dhe shërbime për pushuesit.

Autoritetet vendore kanë marrë masa për administrimin e hapësirave publike, menaxhimin e parkimeve dhe garantimin e pastërtisë gjatë gjithë sezonit veror.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zvërneci, Berisha: Kurth i Ramës. Zona në hetim prej një viti për korrupsion dhe krim të organizuar

Kreu i opozitës, Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual...

Çfarë po ndodh në Lezhë? I vendoset tritol një tjerët vile në fshatin Rrilë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të...

I dënuar në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari

 Policia e Shtetit arrestoi sot në Kurbin një 54-vjeçar...

Diaspora shqiptare në Itali i bashkohet protestave: thirrje kundër qeverisë

Protesta masive që nisën me Zvërnecin por që tashmë...