Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Balla: Historia e protestës qesharake, keqardhje e madhe që në krye të PD është një non-grata për korrupsion të nivelit të lartë

Më datë:

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar protestën që mbajti dy ditë më parë opozita para Kryeministrisë, ndërsa nuk i ka kursyer sulmet për kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Nga Fieri Balla tha se historia e protestës është bërë qesharake. Mes të tjerash ai shtoi se ndjen keqardhje të madhe që në krye të PD është një non-grata.

“Historia e protestës u bë pak qesharake. Sepse e para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta në një shesh edhe thotë ‘ndryshimi i kursit’. Të kujt ? Të tyre?

Është puna e tyre. Është keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grata i shpallur nga SHBA. Në vendin më pro amerikan, siç është Shqipëria.

Mirënjohje më të madhe ndaj SHBA se jemi dhe në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, në krye të PD është një non grata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë.”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...
LIVE TV