Balla apel qytetarëve: Dënime për zjarrvënie, lajmëroni autoritetet

Më datë:

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla apeloi sot qytetarët për situatën e zjarreve në vend.

Në fjalën e tij në seancën parlamentare, Balla u shpreh se, “dita e djeshme ka qenë një ditë e vështirë, po ashtu edhe gjatë natës ku kemi pasur një situatë të agravuar pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Nga Tropoja e Shkodra e deri në jug të vendit në qarkun e Gjirokastrës, në qarkun e Vlorës, në Rrogozhinë, në Kavajë, në Lushnje një numër tejet i madh dhe i papërballueshëm për gjithë fuqinë tonë dhe forcat tona zjarrfikëse, të cilat në bashkëveprim me Agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura dhe dua të falënderoj me s tyre Forcën Ajrore për punën e shkëlqyer që bënë”.

Balla tha se, një pjesë e madhe e këtyre zjarreve janë të qëllimshme, pra vijnë nga dora e njeriut.

“Një pjesë ndoshta për angazhime bujqësore, diku për të bërë një ritual sikurse është djegia e tokës me qëllim mbjelljet e tjera, por ky Kuvend ka miratuar ligj për këtë, ka vënë detyrime për këtë, por ka shumë raste siç janë dy raste, njëri në Rrogozhinë e njëri në Kavajë që në vlerësimin e Policisë së Shtetit, kjo zjarëvënie ka ardhur nga papërgjegjshmëria, por edhe nga qëllime të cilat duhen hetuar nga Policia dhe nga Prokuroria”, tha ai.

Balla iu drejtua publikut dhe komuniteteve.

“Duhet një bashkëpunim, duhet një bashkëveprim më i madh. Duhen sinjalizuar Policia e Shtetit dhe shërbimi zjarrfikës menjëherë sapo shfaqet një vatër zjarri edhe për të vënë para ligjit autorët e zjarrvënies”, tha Balla.

Ministri u shpreh se, “ky Kuvend ka miratuar Kodin Penal ku zjarrvënien e dënon deri në 15 vite burg. Ka pasur një takim me drejtues të gjykatave dy ditë më parë, ku i kam kërkuar mes çështjeve të tjera që kishim për diskutim edhe rastet konkrete të dënimeve ekzemplare.

Ai tha se, dëmet e deritanishëm nga zjarret janë tepër të mëdha.

“Forcat zjarrfikëse kanë arritur deri tani të mbrojnë shtëpitë dhe jetën e qytetarëve, por sa i përket pyje, kullota, ullinj dhe pemëtari tjetër e mbjellë nga bujq dhe fermerë, dëmet janë tepër të mëdha”, tha Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...