Azerbajxhani do të dërgojë ekipe për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Turqi

Më datë:

Azerbajxhani do të dërgojë ekipe në Turqi për të ofruar mbështetje në luftën kundër zjarreve pyjore, raporton Anadolu Agency (AA).

Hikmet Haciyev, këshilltari i presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se presidenti Aliyev urdhëroi dërgimin e ekipeve në Turqi për të ofruar ndihmë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarreve pyjore.

“Presidenti Aliyev i ka lëshuar urdhrat e nevojshëm kryeministrit të Azerbajxhanit dhe ministrit të Situatave të Emergjente. Institucionet kompetente kanë kontaktuar kolegët e tyre në Turqi dhe ekipet e ndihmës do të nisen për në vendin vëllazëror sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

Zjarret pyjore janë aktive në disa provinca në Turqi, gjë që ka çuar në evakuimin e një numri vendbanimesh.

Operacionet e shuarjes së zjarreve pyjore në rrethet Manavgat dhe Akseki, në Antalya, po kryhen nga toka dhe nga ajri.

Zjarrfikësit nga disa provinca po përpiqen të shuajnë zjarret pyjore që shpërthyen më 28 korrik në disa vende në Manavgat.

Zjarre kanë shpërthyer gjithashtu në rrethin Marmaris, në provincën Muğla, pastaj në Adana dhe Mersin, kurse në shumë qytete turke, kanë filluar aksionet për mbledhjen e ndihmave për popullatën në zonat e prekura nga zjarret.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar  sot në Kushtetuese ankesën lidhur...

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më...

Konflikti familjar në Durrës përfundon me arrestimin e 44-vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar...

Berisha kritikon PS: Refuzimi për Ballukun, goditje për drejtësinë

“Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike...