Avokati Cakrani: S’ka asnjë dokument pagese me firmën e Ilir Metës

Më datë:

Kujtim Cakrani, avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, ka folur për mediat jashtë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), duke kritikuar veprimet e prokurorisë lidhur me çështjen që përfshin pretendime për pagesa në emër të LSI-së.

Sipas Cakranit, hetimet kryesore për këtë çështje kanë përfunduar që në gusht, ndërsa prokuroria po paraqet prova të reja që, sipas tij, nuk mbështesin pretendimet e tyre. “Ata pretendojnë se kushëriri i Kryemadhit ka paguar për LSI, por nuk vërtetohet në asnjë moment të ketë ndonjë pagesë nga llogaria bankare e partisë,” deklaroi Cakrani.

Ai shtoi se faktori që kompania në fjalë ka lëshuar faturë në të njëjtën ditë kur ka lëshuar faturë edhe për LSI-në, nuk do të thotë se ka pasur pagesë për partinë. Gjithashtu, nuk ka asnjë dokument që tregon pagesa me firmën e Ilir Metës për GSIS në emër të LSI-së.

Avokati njoftoi se ka kërkuar nga gjykata mospranimin e provave të reja nga prokuroria dhe kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme, duke u shprehur: “Ne nuk kemi problem me provat, por me mënyrën se si prokuroria po i merr ato nga gjykata.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...