Automjeti merr flakë në rrugë, kalimtari bëhet shpëtimtar për 37-vjeçarin

Më datë:

Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, plagoset rëndë një person.

Ngjarja ka ndodhur mwngjesin e sotwm në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen” Touran, me drejtues shtetasin Maridon Dhuli, 37 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fterrë, Bashkia Himarë, në ecje ka marrë zjarr.

Nga zjarri ka pësuar djegie të rënda drejtuesi i mjetit, të cilit i kanë ardhur fillimisht në ndihmë kalimtarë të rastit. Madje, njëri prej tyre, një qytetar nga Saranda, Sokol Ahmetaj, i cili vinte nga Tirana, ka arritur të shuajë flakët në trupin e 37-vjeçarit duke i hedhur xhupin e vet. Njëherazi, njoftoi spitalin dhe shërbimet e qarkullimit rrugor.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, 37-vjeçari u transportua me ambulancë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, pasi ka pësuar djegie të shkallës së tretë. Për shuarjen e zjarrit u desh ndihma e zjarrfikëses. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO: Gjyqi Meta-Kryemadhi mund të vijojë pa avokatë

Gjyqi në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta dhe...

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Autoritetet shëndetësore franceze raportuan të enjten rastin e parë...

Mesazhe kërcënuese ndaj pedagogëve? Policia: Po tentohet përhapja e panikut

Policia e Shtetit ka bërë me dije sot më...

Goditje pasurive të krimit, SPAK bllokon 77 mln lekë

 Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë...