15.5 C
Tirana

Athinë / Spiropali pritet nga Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria dhe Greqia, bashkëpunim strategjik për sigurinë

Më datë:

Në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Athinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua mëngjesin e sotëm në Athinë me Ministrin e Mbrojtjes Nikos Dendias.

Takimi u fokusua në bashkëpunimin afatgjatë mes Shqipërisë dhe Greqisë si dy vende partnere në NATO që kontribuojnë aktivisht stabilitetin dhe sigurinë në rajon, në Europë e më gjerë, ndërkohë që Shqipëria do të presë në vitin 2027 Samitin e NATO-s.

Spiropali theksoi se “marrëdhëniet tona do të vijojnë të zhvillohen nga interesa të përbashkëta strategjike, përmes një agjende iniciativash me fokus njerëzit tanë”. Këto marrëdhënie, sipas Spiropalit, janë udhëhequr gjithmonë nga perspektiva e përbashkët europiane e të dyja vendeve mike.

Ministri Dendias theksoi se për Greqinë, Shqipëria mbetet një partner i përkushtuar në rrugën e vlerave demokratike, sigurisë dhe mbrojtjes europiane.

Dendias nënvijëzoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes të të dy vendeve, nën koordinimin e NATO-s dhe iniciativave rajonale të mbrojtjes, në të cilat Shqipëria luan një rol domethënës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...