Atentati te mbikalimi i Shkozetit, beteja në gjykatë për vlefshmërinë e provave

Më datë:

Vijon procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të akuzuar për përfshirje në atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit.

Sipas SPAK, Bledar Polovina ka qenë personi që ka qëlluar i dyti gjatë atentatit.

Në seancën gjyqësore, avokati mbrojtës Saimir Visha ka kërkuar shpalljen e pavlefshme dhe të papërdorshme të procesverbaleve të administruara në dosje. Sakaq Gjykata thotë se është shprehur njëherë gjatë seancës paraprake dhe e ka gjetur të pabazuar.

Si ndodhi ngjarja?

Në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku. Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit. Në momentin e sulmit, ish-prokurori Arjan Ndoja udhëtonte në një automjet tip “Benz” së bashku me Aleksandër Lahon, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi dhe me nofkën “Rrumi i Shijakut”, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, ish-efektiv i Policisë së Shtetit.

Automjeti u qëllua me breshëri automatiku nga një makinë tjetër në lëvizje. Si pasojë e të shtënave, automjeti doli nga rruga, ndërsa tre personat u transportuan me një automjet privat drejt spitalit.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Andi Maloku, 24 vjeç, ndërroi jetë në spital si pasojë e një plumbi të marrë në gjoks. Ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur dhe i mbijetuan atentatit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

Francë-Spanjë është gjysmëfinalja e parë e Botërorit 2026. Në...

Projektligji për tokat bujqësore ndez debatet, përplasje mes dy deputetëve të PS

Komisioni Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike mban...

SPAK ndryshon qëndrim, avokatët ndërkombëtarë marrin leje për të takuar Veliajn

Prokurorët e SPAK kanë vendosur, pas 500 ditësh, të...

Fredi Kokoneshi merret i pandehur, nis procedimi për shpërdorim detyre

Ish-kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është marrë i...