Asselborn: Nëse Franca ndryshon qëndrimin edhe vendet tjera do ta ndjekin këtë shembull

Më datë:

Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ) i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, sot priti në takim ministrin e Jashtëm dhe të Çështjeve Evropiane të Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ndodhet për vizitë pune në vend.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Asselborn tha se në Shkup ndodhet në një moment vendimtar për ardhmërinë e Evropës dhe për ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut.

Duke theksuar se ka një ndjesi pozitive lidhur me pozitën e Francës, lidhur me përcaktimin e datës për fillimin e bisedimeve aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), Asselborn tha se nëse Franca ndryshon qëndrimin me siguri edhe vendet tjera do ta ndjekin këtë shembull.

“Nëse tani nuk arrijmë, kjo nuk do të thotë se do ta lëndojmë vendin tuaj, por do ta lëndojmë edhe politikën e përgjithshme ndaj Ballkanit”, theksoi Asselborn.

Ministri Dimitrov duke shprehur falënderime për Asselborn që ka ndarë kohë të vizitojë Maqedoninë e Veriut, tha se në Shkup ka ardhur praktikisht me një porosi, e ajo është “E meritoni t’i filloni bisedimet aderuese me BE-në”.

Siç theksoi Dimitrov, sot kanë biseduar edhe për detyrat reformuese të Maqedonisë së Veriut, për raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe për disponimin e vendeve tjera.

“Jam falënderues jo vetëm për vizitën dhe mbështetjen por edhe për urtësinë dhe shpresoj se tani për disa ditë në Këshillin për çështje të përgjithshme më 24 mars edhe Bashkimi Evropian do ta përmbush detyrën”, tha Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Asselborn, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, tha se shpreson se Beogradi dhe Prishtina e dinë se cila është sfida për vendet e tyre, ndërsa po ashtu edhe për tërë rajonin.

Asselborn më pas potencoi se Evropa në këto momente ka probleme të vështira siç është migracioni, ndërsa po ashtu edhe për çështjen se ku po shkon Evropa dhe cila është e ardhmja e saj.

Në kuadër të vizitës, është paraparë që ministri Asselborn të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...