“Asnjëherë s’e kam parë Maqellarën kaq plot”, Basha: Vota për PD shkon për anëtarësimin në BE, rritjen e mirëqenies dhe punësimin!

Më datë:

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me qytetarët e Maqellarës në Dibër, tha se ndryshimi është fare pranë dhe i bëri të gjithëve thirrje të bashkohen me 25 prill, e për ta votuar atë.

Ai tha se vota për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim, shkon për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe rritjen e entuziazmit, punësimit dhe mirëqenies për shqiptarët.

“Të dashur vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, kurrë se kam parë Maqellarën kaq plot! Plot me besim, plot me vendosmëri!

Kjo nuk është thjesht një pastrim mes nesh, kjo është një ftesë ndaj çdo dibrani për t’ju bashkuar ndryshimit më 25 prill!

Për t’ju bashkuar Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim në mënyrë që të gjithë së bashku të hapim rrugën e mirëqenies, rrugën e punësimit, rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ju ftoj që këto ditë që na ndajnë nga 25 prilli, këtë entuziazëm, këtë besim ta çojmë derë më derë, në fshatin më të largët, ta çojmë shtëpi më shtëpi, familje më familje që kërkojnë rrugën e shpresës, rrugën e ndryshimit.

Të gjithë ata që tetë vite me radhë u kërrusën, u gjunjëzuan e humbën besimin tek vetja e tyre.

Ora e ndryshimit po afron për të gjithë ju, bashkë për ndryshim. Maqellara fiton, Dibra fiton, Shqipëria fiton”, tha Basha.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...