“Asnjë tolerim”, ministrja e re e Arsimit inspekton shkollat, porosi mësuesve: Duhet të jeni shumë të ashpër

Më datë:

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka dalë sot në terren, ndërsa ka vizituar disa shkolla të ndryshme në kryeqytet, ku ka parë nga afër se si respektohen masat anti-COVID-19 dhe kushteve të tjera higjieno-sanitare.

Gjatë fjalës së saj, Kushi iu la porosi drejtuesve të shkollave, ndërsa shtoi se ata duhet të jenë të ashpër.

“Kjo është sfida e jonë e përbashkët. Prandaj, detyrat qytetare si mbajtja e maskës, ruajtja e distancës, larja e shpeshtë e duarve dhe kujdesi për veten dhe të tjerët janë themelore që këtë periudhë jo të lehtë ta kalojmë me sukses, të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe mbi të gjitha, të ruajmë shëndetin e gjithsecilit Ju mund të mos sëmureni rëndë por jeni transmetues”, iu drejtua Kushti nxënësve. Ndër të tjera ajo theksoi se për ato shkolla që nuk kanë mundësi që të sigurojnë maskat, ato janë gjetur.

“Duhet të jeni shumë të ashpër. Asnjë tolerim. Jemi kujdesur që edhe shkolla të ketë maska në ato raste kur nuk i sigurojnë. Tre mujori i parë është i garantuar edhe me maska edhe me dezinfektonte. Fokusi ynë është mbarëvajtja e vitit shkollor dhe shëndeti i nxënësve dhe mësuesve”, tha ajo.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/956668254828458

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...