14.5 C
Tirana

Arti i bindjes: Inteligjenca Artificiale mund të të ndryshojë mendimin

Më datë:

Chatbot-et e OpenAI, Meta, xAI dhe Alibaba me Inteligjencë Artificiale po bëhen gjithnjë e më të aftë në bindje, një talent që do ta kishin zili edhe liderët e politikës apo biznesit. Kërkimet e reja tregojnë se modelet me IA mund të ndryshojnë bindjet politike të njerëzve me një bisedë 10-minutëshe, raporton Financial Times. Efikasiteti i tyre vjen nga aftësia për të gjeneruar prova dhe për ta komunikuar qartazo duke i kthyer në mjete të fuqishme për të ndikuar mendimet.

Një studim nga AI Security Institute në Mbretërinë e Bashkuar, i kryer në bashkëpunim me Oxford dhe MIT, zbuloi se modelet si GPT-4, GPT-4.5 dhe Llama 3 mund të përshtaten lethësisht për t’u kthyer në makineri bindëse. Duke i trajnuar me mbi 50 mijë biseda për temat e diskutueshme politike, kërkuesit i bënë këto sisteme me IA më efektivë në shkëmbimin e mendimeve.

Studimi zbuloi se bisedat me IA mund të ndryshonin dukshëm pikëpamjet politike. Pas vetëm nëntë minutave dialog, pjesëmarrësit e ekspozuar ndaj chatbot-eve kishin 41-52% gjasa që të ndryshonin mendim krahasuar me ata që merrnin vetëm mesazhe statike. Ndikimi zgjaste një muaj dhe opinionet alternoheshin me 36-42% të kohës.

Personalizimi ishte çelësi i suksesit. Sistemet me IA që përshtasnin mesazhet e tyre sipas moshës, gjinisë, bindjes politike apo opinioneve të mëparshme të përdoruesit, ishin 5% më bindës. Aftësia e përshtatjes së mesazheve për përdoruesit ngre shqetësime sesi IA mund të ëprdoret për të manipuluar ose ndarë opinionet, sidomos kur shënjestron grupe të ndjeshme dhe të painformuara.

Kërkimi lidhet me studime të mëparshme ku chatbot-et rezultonin më efikase sesa njerëzit ëpr të bindur apo keqorientuar të tjerët. Për shembull, kur u jepej si detyrë që të bindnin njerëzit për përgjigjet e pasakta, IA e tejkalon njeriun. Kapaciteti i tyre, kombinuar me potencialin e përhapjes së keqinformimit, është një shqetësim i dukshëm për studiuesit.

Kompani si DeepMind i Google dhe OpenAI po përqendrohen në zhvillimin e masave për ta parandaluar IA që të përdoret për bindje keqdashëse. Google po studion sesi IA bind në mënyrë që të krijojë metoda më të mira për ta pikasur dhe shpërblyer komunikimin arsyetues. OpenAI cilëson se përmbajtja bindëse është kundër politikave të përdorimit dhe fushatat politike janë të ndaluara në modelet e saj.

Aftësia bindëse e IA shkon përtej politikës. Studimet tregojnë se chatbot-et mund të ndryshojnë këndvështrimet e njerëzve për teoritë konspirative, të pakësojë skepticizmin ndaj vaksinave apo të ndikojë në vendimet e blerjeve.

Kjo nënkupton se mund të përdoret si mjet për ndryshimin pozitiv të sjelljeve dhe qëllime tregtare, por mbart rreziqe të mëdha nëse keqpërdoret. Ndërsa IA përparon gjithnjë e më shumë, ekspertët bëjnë thirrje për masa më të forta për të kufizuar manipulimin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...