ARRSH: Shpërthim i kontrolluar në segmentin lidhës të Llogorasë, nuk ndërpritet trafiku

Më datë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se, në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Tuneli i Llogorasë, sot në orën 11:30 do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.

Sipas ARRSH-së, shpërthimi do të realizohet rreth 1 kilometër nga dalja e tunelit, në drejtim të zonës së Palasës, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës. Procesi do të zhvillohet pa penguar qarkullimin e mjeteve.

Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së trafikut gjatë zhvillimit të këtij operacioni.

Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron se çdo veprim po kryhet në përputhje me standardet e sigurisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...